8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Arrestohet hajduti ‘milioner’ që grabiti bankën e Shkupit

Më të lexuarat

Policia e Maqedonisë ka arrestuar të dyshuarin kryesor për super vjedhjen e NLB Bankës në Shkup, ku u raportua se ishin grabitur mbi 2.3 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro. Sipas policisë, shtetasi Boban Smilevski, 40 vjeç, ishte denoncuar se ka kryer një grabitje para pak ditëve rreth orës 17.00, në këtë bankë të kryeqytetit maqedonas.

Pas disa orëve policia ka arrestuar autorin, por paratë nuk janë gjetur ende, citon INA.

Ndërkohë 40 vjeçari konsiderohej si njeri i qetë i punësuar në Thesarin e kësaj banke dhe se asnjëherë nuk kishte dhënë shenja për keqpërdorime. Ditën e grabitjes ai është larguar nga banka me një qese të madhe në të cilën dyshohet se ishin fshehur paratë, për të cilat ende nuk ka treguar se ku i ka fshehur.

Kjo është hera e tretë dhe sasia më e madhe që një bankier maqedonas brenda një jave në mënyrë të përsëritur ka plaçkitur bankën. Por, drejtori i përgjithshëm i kësaj banke, ka porositur që klientët të mos shqetësohen, pasi paratë e tyre janë të sigurta

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit