Një video e publikuar nga “JOQ” tregon momente nga ngjarja e djeshme në Durrës, ku Agim Arapi është rrahur për vdekje.
Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe nga Jurgen Kurti janë arrestuar lidhur me ngjarjen.
Pavarësisht se u tha nga policia se Jurgen Kurti nuk ka marrë pjesë në agresion, pamjet e videos tregojnë se ai ka pasur kontakt fizik me viktimën.
Sherri në fjalë ndodhi për një shumë prej vetëm 13 mijë lekësh të reja ku autorët refuzonin të paguanin qiranë e tubit të aspirimit që kalonte nga prona e Agim Arapit. Burime nga familja e viktimës shprehen për “JOQ”, se Kujtim Ekonomi i ka telefonuar Vjollcës, bashkëshortes së viktimës duke e kërcënuar se do ta vriste.
Më pas, kur të tre agresorët kanë hyrë në dyqan, raportohet se kanë goditur Vjollcën me një makinë llogaritëse. Në këtë moment Agimi reagon duke bërtitur “kë do vrisni ju more?”. Gjatë momenteve të dhunës ndaj Agimit, Vjollca del e lebetitur në rrugë dhe kërkon ndihmë.
Pas kësaj agresorët kanë rrahur Agimin. Ai ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushte, të kryera nga autorët.
https://www.youtube.com/watch?v=9yAuBtN33Po