Anëtarët e familjes Maerati të cilët kanë ikur nga rajoni Han Shejhun të qytetit Idlib, ku regjimi i Asadit sulmoi me armë kimike, kanë treguar përjetimet e tyre
IDLIB (AA) – Ahmet Maerati 4 fëmijët e të cilit janë prekur nga sulmi kimik i regjimit të Bashar al Asadit në rajonin Han Shejhun, duke u shprehur se gjatë masakrës kanë përjetuar një dëshpërim të madh, tha se ata ishin dëshmitarë edhe të bombardimit të spitalit ku i kishte dërguar fëmijët etij.
Anëtarët e familjes Maerati të cilët kanë ikur nga rajoni Han Shejhun të qytetit Idlib, ku regjimi i Asadit sulmoi me armë kimike, kanë folur për Anadolu Agency (AA), duke treguar përjetimet e tyre.
Përderisa babai Maerati dhe djali i tij i madh Abdulfettah iu përgjigjeshin pyetjeve, shihej se djalit i tij i vogël Abdullah ishte ende në gjendje të rëndë.
-Nuk po mund të dalin nga ndikimi i ngjarjeve që kanë parë
Pas sulmit të 4 prillit në Han Shejhun trajtimi i parë i fëmijëve ishte bërë në një spital shumë të vogël, në një shkëmb të gdhendur dhe ende vërehej se fëmijët në trupat e tyre akoma mbanin veshjet e pacientëve.
Abdulfettah Maerati i cili fliste me vështirësi tha se Asadi ka marrë si shënjestër civilët e jo kundërshtarët e armatosur. “Ne jemi civilë, unë kam 4 fëmijë, unë mundohem që të siguroj mbijetesën e tyre. Asadi na sulmoi për të na bërë presion që të dalim nga shtëpitë tona”, tha Maerati.
Duke theksuar se ende nuk po mund të dalin nga ndikimi i ngjarjeve që kanë parë, Abdülfettah tha se “Shkova në spital dhe u trajtova. Në spital kishte shumë persona të cilët ishin prekur nga gazi helmues. I hoqa teshat të cilat u mbuluan me substanca kimike dhe i vesha këto rroba.”
Kurse Abdullah Maerati, fëmija i vogël i kësaj familjeje, me sy të përgjakur dhe fytyrë të fryrë, i cili ende po e përjetonte shokun e sulmit, lëvizi dorën e tij duke bërë me shenjë se “nuk mund të flasë”, dhe nuk mundi t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarit.
Djali i hallës së tij vdiq pas sulmit në spital
Babai Ahmet Maerati, duke vënë në dukje se ai dhe fëmijët e tij janë civilë tha se “Ne nuk jemi të armatosur”.
“Ne nuk po e mbështesnim as Asadin e as kundërshtarët. Fëmijët e mi nuk mendonin asgjë përveç asaj që të mundësonin mbijetesën e familjeve të tyre. Në vendin e sulmuar nuk kishte asnjë zonë ushtarake. Në qytetin tonë nuk ka asnjë terrorist. Në sulm si shënjestër janë marrë civilët. Nga të gjitha sulmet u lënduan civilët”, tha Maerati.
Duke theksuar se në momentin e sulmit ai ka qenë në shtëpinë e tij, 500 metra larg prej raketës e cila përbëhej nga armët kimike, kurse që fëmijët e tij punonin në një zonë të afërt me vendin ku ishte gjuajtur bomba, Maerati tha se kur fëmijët e tij u kthyen në shtëpi ata kishin rënë në tokë.Ahmet Maerat, duke folur për përjetimet e tyre pas gjithë këtyre tregoi se: “I çuam ata menjëherë në spitalin në Han Shejhun, por aeroplanët më pas e sulmuan edhe spitalin. Në sulm djali i hallës ra dëshmor. Kam 6 djem dhe 4 vajza. Dy djemtë e mi janë duke u trajtuar në spital, nuk di si është gjendja e tyre.”
“Aeroplanët e regjimit dhe ato të Rusisë vazhdonin ta bombardonin qytetin pa u ndalur, ne nuk lëviznim. U larguam nga vendi, por as që e dimë se si arritëm të dalim. Gjithkush ishte nëpër rrugë, pleqtë por edhe zogjtë u larguan nga ai vend. U detyruam që të dalim nga shtëpitë tona me ato rroba të cilit i kishin të veshura. Nuk e kuptuam si dolëm, por donim vetëm të dilnim, donim që të largonim nga vendi sa më shpejtë. Nuk e dimë se kush ka mbetur në Han Shejhun. Nuk e dimë se a do të mund të kthehemi atje”, tha ai.
Regjimi i Asadit në orët e para të mëngjesit të 4 prillit, kishte sulmuar rajonin Han Shejhun të qytetit Idlib me armë kimike të përbërë nga gazi sarin. Një numër i madh i banorëve ishin në gjumë në momentin e sulmit, në mesin e të cilëve kishte shumë fëmijë dhe gra, ndërsa 100 civilë humbën jetën, kurse më shumë se 500 të tjerë të prekur nga gazi sarin ishin dërguar në spitale.