Regjimi i Asadit në Siri vazhdon të bombardojë me bomba fuçi edhe pse administrata e SHBA-së e ka quajtur atë një arsye për të sulmuar regjimin. Forcat e regjimit kanë përdorur sot 8 bomba fuçi në rajonin Dera, në jug të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Përmes një deklarate për AA, zyrtari i mbrojtjes civile, Muhammed el-Zuz, ka thënë: “Helikopterët e regjimit kanë hedhur 8 bomba fuçi gjatë ditës së sotme në vendet e kontrolluara nga opozitarët. Bombat kanë rënë në vendbanime dhe si rrjedhojë ka patur dëmtime të shtëpive.”