9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Stamboll, në fund të vitit hapet xhamia më e madhe në Turqi

Më të lexuarat

Punimet për ndërtimin e xhamisë Çamllëxha në Stamboll e cila njëherësh do të jetë më e madhja në historinë e Republikës së Turqisë, janë kah fundi, ndërkohë që sipas parashikimeve e njëjta do të jetë e hapur për besimtarët në fund të vitit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Punimet për ndërtimin e xhamisë në një sipërfaqe prej 57.000 metra katrorë janë në vazhdë e sipër, ndërsa ka përfunduar pjesa më e madhe e kompleksit të cilin përveç xhamisë e përbëjnë edhe një muze, galeri artistike, bibliotekë, sallë për konferenca, atelje dhe parking.

Xhamia Çamllëxha është e vendosur në lagjen Uskudar të Stambollit gurthemeli për të cilën u vendos tre vite më parë nga presidenti i shtetit Recep Tayyip Erdoğan.

Besimtarët e parë që falën namazin në këtë xhami, kanë qenë ata të cilët më 1 korrik të vitit 2016 falën namazin e teravisë në muajin e Ramazanit, më konkretisht namazin në natën e Lejletul Kadrit, ndryshe, nata më e rëndësishme në kalendarin islam.

Aktualisht kryhen punimet për ndërtimin e rrugës dhe tunelit që do të lehtësojë aksesin në xhami, e cila paraqet një ngërthim arkitektonik të ndërtimit Selxhuk Osman dhe atij modern.

Xhamia me pamjen e saj është një kandidat serioz për t’u bërë njëri nga simbolet e qytetit në Bosfor, ndërsa dimensionet e saj janë përzgjedhur në mënyrë simolike.

Xhamia do të ketë gjashtë minare, të cilat përfaqësojnë kushtet e besimit.

Katër minare janë të gjata nga 107 metra dhe dy të tjera me nga 90 metra.

Kubja kryesore e xhamisë është 72 metra e lartë dhe përfaqëson 72 kombe në Stamboll, ndërsa kubja e dytë është 34 metra e lartë që simbolizon numrin e qytetit.

Në brendi të kubes do të jenë të shkruara 16 emrat e Allahut, ndërsa në një sipërfaqe prej 220 metra do të jetë e shkruar kaptina e Kuranit, al-Fat’h.

Edhe në dyert e mëdha në hyrje të xhamisë ka të shkruara shpëputje nga Kurani, më konkretisht disa ajete nga kaptina Ali Imran.

Xhamia mund të pranojë deri në 60.000 besimtarë (rreth 25.000 në brendësi,12.500 në oborr, dhe në oborin në qiell të hapur edhe rreth 22.500).

Në xhami në të njëjtën kohë do të mund të falen tetë namaze të xhenazeve.

Përveç pjesës së paraparë për lutjet, në kuadër të kompleksit gjendet një muze me sipërfaqe prej 11.000 metra katrorë, një galeri arti e vendosur në 3.500 metra katrorë, bibliotekë në 3.000 metra katrorë, sallë për konferenca me 1000 ulëse, tetë atelje, dhe parking për 3.500 vetura.

Kryetari i shoqatës për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamive dhe mallrave kulturore në Stamboll, Ergin Kulunk tha se, ndër të tjera, kanë përfunduar punimet në kubet dhe dritaret e xhamisë, dritare, dhe se aktualisht punohet në dizajnin e brendshëme të kubes dhe vendosjen e granitit në oborr.

Kulunk tha se është fjala për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Turqi dhe se ajo është një dhuratë për historinë e Republikës së Turqisë.

Ai shtoi se në të gjitha zonat e brendshme, në të njëjtën kohë mund të strehojë deri në 100.000 njerëz.

Sipas tij, vëmendja më e madhe i është kushtur akustikës dhe mbishkrimeve.

“Teknologjia është aq shumë e avancuar sa që është shumë e lehtë nga këtu të dërgojmë zërin në Sulejmanie dhe Topkapi (lagje të Stambollit). Do ta bëjmë edhe atë kur të vijë koha, por aktualisht kemi për prioritet rrethinën. Do të kemi një sistem zërimi dhe ndriçim të brendshëm dhe të jashtëm i cili do të jetë një kënaqësi e vërtetë për qytetarët e Stambollit”, tha Kulunk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit