Një vajzë myslimane ka refuzuar t’i japë dorën presidentit gjerman Joachik Gauk, në kohën kur ai ndodhej në shkollën ku ajo studion për të përkrahur stimulimin e emigrantëve për t’u përshtatur sa më mirë me shoqërinë gjermane.
Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Offenbach, në momentin kur disa studentë ndodheshin në hyrje të shkollës për të pritur presidentin, i cili i ka takuar të gjithë me radhë. Kur ka ardhur momenti për të takuar vajzën me hixhab, ajo e ka tërhequr dorën. Presidenti gjerman e ka kaluar këtë ndodhi me sportivitet dhe ka vijuar më tej.
Presidenti Gauk kishte zgjedhur këtë shkollë si shembull të bashkëjetesës dhe përshtatjes pozitive të emigrantëve në Gjermani.