Në një komunikatë të Departamentit izraelit të Antiterrorit u tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka marrë vendim për uljen e nivelit të paralajmërimit për udhëtimet jashtë vendit.
Sipas Izraelit është reduktuar risku i udhëtimit drejt Turqisë.
Izraeli ka ulur nivelin e paralajmërimit për udhëtimet në drejtim të Turqisë.
Në një komunikatë të Departamentit izraelit të Antiterrorit u tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka marrë vendim për uljen e nivelit të paralajmërimit për udhëtimet jashtë vendit.
Në Turqi vazhdon të jenë ende prezent kërcënimet kundër Izraelit dhe objektivave çifute, por kërcënimi është në nivelin më të ulët, thuhet në komunikatën në fjalë.
Administrata izraelite kërkon nga qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në drejtim të Turqisë në qoftë se nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë, dhe u rekomandon atyre të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit në këtë vend dhe të marrin masat e nevojshme./trt/kohaislame