-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sot, pas kuvendit Meta del nga koalicioni

Më të lexuarat

Në fillim lajmi u hap fundjavën e kaluar nga të gjitha mediat pranë LSI. Një pjesë e atyre që kryeministri i quan “killera me pagesë” në favor të Ilir Mtës dhanë lajmin se të martën në mbrëmje, partia e dytë e koalicionit do ta braktisë atë.

Sipas tyre ajo që të bënte përshtypje ishte fakti se nga Ilir Meta ishte zgjedhur një ditë jo e zakontë për mbledhjen e parlamentit. argumenti më i përhapur që u rimor më pas edhe nga një sërë mediash të tjera dhe politikanësh ishte: “Për të mbajtur një marëdhënie të mirë me ndërkombëtarët, që nuk e duan destabilitetin, por që më shumë kërkojnë vettingun, LSI do të votojë në koalicion edhe ligjin e vettingut, dhe pastaj me një deklaratë të fortë do të shpallë daljen nga qeveria”.

Ky veprim do të bëhet pas propozimit të Metës se vendet e mbetura bosh duhet ti jepen opozitës në kuadër të qeverisë së besimit që ai mendon se duhet ngritur për të bërë të mundur zhvillimin e zgjedhjeve.

Askush nga LSI, nuk i ka konfirmuar zyrtarisht këto zëra që megjithëse jo formalë janë hapur të gjitha me lejen e Ilir Metës. Prandaj është vështirë të thuhet nëse një gjë e tillë është 100% e vërtetë, apo në të kundërt ajo është pjesë e një loje shantazhi që palët i bëjnë njëra tjetrës.

Një burim i lartë në kryeministri tha për lapsi.al se Edi Rama nuk kishte asnjë djeni për këtë veprim. Edhe të hënën në mbrëmje në intervistën me Babaramon Rama u mundua ta paraqesë LSI si një forcë që ka një rrugë të ndryshme nga e tija për zgjidhjen e krizës, por jo si një forcë armiqësore. Edhe gjatë një dreke ditën e dielë në restorant Padam me një grup gazetarësh Rama u tha atyre nuk kishte djeni nëse LSI do të largohej apo jo.

Pra për momentin qarkullojnë vetëm zëra. Për të mësuar të vërtetën duhet pritur qëndrimi që do të mbajë LSI, sot në parlamentin që mblidhet në ora 18 00. (Lapsi.al)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit