Në takimin e sapo përfunduar të dy organizatave të veteranëve të UÇPMB-së, me kërkesë të Prishtinës dhe Tiranës, është vendosur që të propozohet zhvendosja e lapidarit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës në oborrin e xhamisë ose në atë të Pallatit të Kulturës.
Sipas mediave serbe, pritet që pas këtij takimi për këtë vendim të njoftohet Qeveria e Serbisë dhe nga ajo të kërkohen disa ditë kohë për implementimin teknik të këtij vendimi.
Për nesër në ora 11 është caktuar të mbahet takimi i liderëve të gjashtë partive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në të cilin do të paraqitet ky vendim.
Takimi në fjalë është ndjekur edhe nga një përfaqësues i OSBE-së. (INA)/kohaislame