Në sulmet e organizuara në mbarë vendin nga ana e forcave qeveritare të Esadit në Siri janë vrarë 119 persona në mesin e të cilëve gjenden 15 fëmijë.
Bëhet e ditur që këto forca terrorizojnë Sirinë.
Këshilli i Përgjithshëm Revolucionar i Sirisë deklaroi se forcat e Esadit organizuan sulme në 114 zona ku 20 ishin nga ajri ndërsa në 5 zona përdori bomba thërrmuese dhe në 2 të tjera bomba fuçi.
Në gjithë vendin me në krye qytetin Halep dhe kryeqytetin Damask jetohen përleshje të ashpra mes pjesëtarëve të Ushtrisë për Sirinë e Lirë dhe forcave të Esadit.
Numri i të vrarëve në sulmet ajrore të organizuara ndaj kampit të refugjatëve palestinezë në afërsi të zonës të quajtur Zejnep që gjendet në jug të Damaskut doli në 25.
Ndërkaq njoftohet se në ngjarjet e fundi të dhunës në mbarë vendin janë vrarë 119 persona.
Këshilli i Përgjithshëm Revolucionar i Sirisë bëri të ditur se forcat e Esadit para 2 ditëve kanë masakruar 91 persona nga 13 familje të ndryshme të fshatit Hasevije të Humusit në mesin e të cilëve një numër i madh janë gra dhe fëmijë.
Burimet opozitare deklaruan se në ngjarjet e dhunës në 22 muajt e fundit në Siri kanë humbur jetën 4 mijë e 355 fëmijë në mesin e të cilëve 3 mijë e 200 ishin nën moshën 10 vjeçare.