Përfaqësuesi i kombëtares argjentinase Dybala në rrjetet sociale publikoi fotografinë me fanellën me mesazhin: Të gjithë fëmijët janë të mi” dhe në përshkrimin e fotos ka shkruar “Ndalni luftën”
Futbollisti i Juventusit Paulo Dybala dërgoi një mesazh në mbështetje të fëmijëve në Sirinë e përfshirë nga lufta, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i kombëtares argjentinase Dybala në rrjetet sociale publikoi fotografinë me fanellën me mesazhin: Të gjithë fëmijët janë të mi” dhe në përshkrimin e fotos ka shkruar “Ndalni luftën”.
Më parë në mënyra të ngjashme mesazhe kundër luftës dhe mesazhe në mbështetje për fëmijët sirianë dërguan asi portugez i futbollit nga Real Madridi Cristiano Ronaldo, ylli i Romës, Francesco Totti dhe basketbollisti italian në fanellën e Fenerbahçes, Luigi Datome.