Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), tha se pas referendumit të ndryshimit kushtetues që do të zhvillohet në Turqi në 16 prill, demokracia do të jetë më e fuqishme.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), tha se pas referendumit të ndryshimit kushtetues që do të zhvillohet në Turqi në 16 prill, demokracia do të jetë më e fuqishme.
Presidenti Erdoan mbajti një fjalimin në “Takimin me Izmirin” të zhvilluar në Sheshin Gyndoudu (Gündoğdu) të këtij qyteti.
Në lidhje me referendumin e ndryshimit kushtetues, Erdoan tha: “Ti mundohesh për ti bindur njerëzit për mendimin tënd, por rezultati që del është preferenca e popullit. Për ne i respektuar është edhe ai që thotë ‘po’ edhe ai që thotë ‘jo’”.
Edhe Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në fjalimin e mbajtur në këtë takim tha se për një demokraci të avancuar, superioritetin ligjor dhe një drejtësi të pavarur, kushtetuta e re ka një rëndësi shumë të madhe.
Duke bërë të ditur se 80 milionë nënshtetas përpiqen për atë që dinë dhe për jetesën në vëllazëri, Jëlldërëm tha: “Sa të ndershëm janë ata bijë të këtij vendi që thonë po, aq të ndershëm janë edhe ata që thonë jo. Edhe ata janë bijtë e këtij vendi. Ne nuk i ndamë më vete ata që thonë po dhe nuk mund ta bëjmë kurrë një gjë të tillë. E them qartë dhe haptazi, ne nuk bëjmë diferencim në ata që thonë po dhe ata që thonë jo. Armiqtë i hodhëm bashkë në det. Luftën çlirimtare e kurorëzuam së bashku me fitore. Ajo fitore ishte e të gjithëve. Republika është e të gjithëve”.