19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Erdoan: Siria të mos vijë në rend të ditës vetëm pas sulmeve me armë kimike

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), sulmin me raketa të Shteteve të bashkuara të Amerikës në bazën Shajrat në Siri, e cilësoi “të vonuar” dhe “një akt për tu vlerësuar”.

Në transmetimin e drejtpërdrejtë të dy kanaleve televizive private, Presidenti Erdoan tha se operacioni i Amerikës nuk është i mjaftueshëm pasi atje ka një shtet që bën terror dhe një vrasës si Esadi.

Presidenti turk tha se Siria nuk duhet të vijë në rend të ditës vetëm me sulmet me armë kimike por edhe me ato të bëra me armë konvencionale.

“Nëse nga kjo luftë janë vrarë 1 milionë njerëz, sa prej tyre janë vrarë me armë kimike sa me armë konvencionale? Do të shihni se me armë kimike mund të jenë vrarë 10 mijë, 15 mijë, 20 mijë të themi, kurse me armë konvencionale janë vrarë qindra njerëz. Përse këtë nuk e sillni në rend të ditës?” shtroi pyetjen Erdoan.

Erdoan tha se në duar ka informacionet e radarve që tregojnë se në Siri ka armë kimike. Nga radarët janë përcaktuar se nga cilët avionë janë hedhur këto armë kimike.

“Në NATO gjenden këto informacione. Si rrjedhojë ne jemi ndjekës së këtij pretendimi të drejtë. Ne kërkojmë që Amerika të mos mjaftohet me kaq. Këtu edhe Rusia të vihet në veprim dhe të mos mbrojë Esadin” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në transmetimin e drejtpërdrejtë të dy kanaleve televizive private.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit