-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Fillon takimi mes Hamasit dhe Fatahut në Kajro të Egjiptit

Më të lexuarat

Delegacionet e lëvizjes islamike palestineze Hamas dhe të Fatahut kanë nisur negociatat mes tyre në Kajro të Egjiptit për të përpiluar një grafik të caktuar kohor për zbatimin e marrëveshjes për pajtimin kombëtar.
Delegacioni i lëvizjes palestineze Fatah kryesohet nga Ezam Ahmed, ndërsa ai i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas nga Musa Abu Marzuk. Sami Abu Zahri, zëdhënësi i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas lidhur me negociatat e nisur të enjten mes kësaj lëvizjeje dhe Fatahut në Kajro deklaroi: Qëllimi kryesor i takimit mes Hamasit dhe Fatahut në Kajro është përcaktimi i një grafiku kohor për zbatimin e marrëveshjes së pajtimit kombëtar. Ndër të tjera ky funksionar i lartë i Hamasit tha se Khaled Mashal, shefi i zyrës politike të Hamasit dhe Mahmud Abas, kreu i autoritetit autonom palestinez, njëkohësisht kryetar i lëvizjes palestineze Fatah, në takimin e fundit të tyre kanë rënë dakord për organizimin e takimit mes Fatahut dhe Hamasit për përcaktimin e grafikut të caktuar kohor për zbatimin e marrëveshjes së pajtimit kombëtar, takimi që nisi punimet dje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit