9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Brahimi: Për katër orë i shkatërrojmë strukturat paralele

Më të lexuarat

Dhjetëra anëtarë të “Ballit Kombëtar” janë mbledhur të enjten para shtatores së Isa Boletinit në Mitrovicë, për të kundërshtuar ndarjen e qytetit të Mitrovicës.
Isak Brahimi, kryetar i “Ballit Kombëtar” në Mitrovicë, ka thënë se Balli Kombëtar ka forca të mjaftueshme që për katër orë të shkatërrojmë strukturat paralele në veri.

Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Poshtë ndarjet e tokave shqiptare”, “Të bashkuar në mbrojtje të Kosovës lindore” etj., ndërsa në adresë të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe faktorit vendor dërguan porosinë e bashkimit kombëtar, raporton KP.

Kryetari i Ballit Kombëtar të Kosovës, Selman Berisha, ka përmendur para të tubuarve qëndrimet kryesore të kësaj partie, në mesin e të cilave edhe largimin e strukturave të Serbisë nga Kosova, pastaj kthimin e të gjithë shqiptarëve të dëbuar nëpër pronat e tyre, duke përfshirë këtu edhe veriun, dhe qëndrime tjera të ngjashme.

“Jemi gjithmonë në vëzhgim dhe patrullim të plotë në veri, deri në Jarinjë”, ka thënë Berisha, duke porositur qytetarët që të mos kenë frikë nga strukturat e ndryshme serbe.

Ndërkaq, Isak Brahimi, kryetar i “Ballit Kombëtar” në Mitrovicë, ka porositur po ashtu qytetarët të mos shqetësohen për shkak se Balli Kombëtar është edhe në veri.

“Kemi forca të mjaftueshme që për katër orë të shkatërrojmë strukturat paralele në veri”, theksoi Brahimi, duke shtuar se nëse nuk hiqet barrikada mbi urën kryesore, Balli Kombëtar ka planin operativ për heqjen e saj.

Protesta ka zgjatur gjysmë ore, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident. /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit