Një shpërthim goditi sot qendrën e Kabulit, pak pas vizitës së presidentit amerikan, Barack Obama në kryeqytetin afgan, njoftoi shefi i policisë lokale.
”Sulmi ndodhi në Jalalabad, vend ku ndodhen shumë baza ushtarake të huaja”, theksoi Mohammad Ayoub Salangi.
Ambasada amerikane, që ndodhet pranë zyrës së AFP-së në Kabul, ka lëshuar sirenat e alarmit dhe i ka kërkuar personelit të strehohet.
”Të paktën pesë kalimtarë afganë dhe një roje sigurie janë vrarë si pasojë e këtij shpërthimi që kishte vënë në shënjestër një pension që strehonte veçanërisht punonjës të huaj nga Bashkimi Evropian dhe OKB”, theksoi Ministria e Brendshme afgane./trt/kohaislame