Holanda do të dërgojë avionë transporti në Mali, për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër terrorizmit të forcave të armatosura të Francës, deklaroi sot Ministri i Jashtëm Frans Timmermans.
Gjatë një prononcimi në stacionin radiofonik gjerman “Deutschlandfunk”, ai theksoi se vendi ndoqi shembullin e Gjermanisë, pasi konflikti në Mali prek të gjithë BE-në. Holanda është gjithashtu e përgatitur edhe për t’i ofruar ndihmë ekonomike Mali-t.
Sot ministrat e jashtëm të BE-së do të mblidhen në Bruksel për hartimin e një plani të përbashkët veprimi për normalizimin e situatës në Mali.