Opozita siriane kërkon ndalesë fluturimi për regjimin e Asadit

Më të lexuarat

Koalicioni Kombëtar i Forcave Opozitare dhe Revolucionare të Sirisë ka kërkuar që avionëve të regjimit të Beshar Asadit t’u ndalohet fluturimi në qiellin e Sirisë

АNKARA (AA) – Koalicioni Kombëtar i Forcave Opozitare dhe Revolucionare të Sirisë ka kërkuar që avionëve të regjimit të Beshar Asadit t’u ndalohet fluturimi në qiellin e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, Koalicioni Kombëtar ka apeluar deri te Kombet e Bashkuara (OKB) që “avionëve të regjimit sa më parë t’u ndalohet fluturimi në qiellin e Sirisë”.

Në deklaratë theksohet se regjimi duhet nxjerrë para Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për sulmet dhe krimet terroriste, teksa kërkohet që të asgjësohen armët shkatërruese të regjimit dhe të ndërpritet mbështetja me armë për regjimin.

“Çdo vonesë ose pengesë në marrjen e një vendimi të këtillë, do të thoshte shënjestrim dhe vdekje më e madhe për civilët. E vetmja gjë që do ta mundësonte daljen e grupeve terroriste dhe forcave okupatore dhe do ta pengonte kryerjen e këtyre krimeve, është tranzicioni politik”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, zv/kryetari i Koalicionit Abdulhakim Beshar, dje përmes një konference për media në Stamboll, i përgënjeshtroi pretendimet se në sulmin kimik në qytezën Han Shejhun “është shënjestruar një depo armësh kimike që u përkiste opozitarëve”.

Ndryshe, të martën qyteza Han Shejhun në jug të Idlibit u godit me armë kimike nga regjimi i Bashar Asadit, ku si pasojë mbi 100 civilë humbën jetën, në mesin e të cilëve kishte shumë fëmijë dhe gra, kurse 500 të tjerë u ndikuan nga gazi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit