Një aksident i madh rrugor me përfshirjen e rreth njëqind automjeteve ndodhi sot rreth mesditës në jug të Suedisë, në afërsi të Helsingborg. Të paktën tre persona humbën jetën, më shumë se 10 të tjerë u plagosën, disa mbetën të bllokuar në makinat e tyre. Aksidenti ndodhi për shkak të mjegullës së dendur dhe shiut të shoqëruar me dëborë. Nuk ka ende të dhëna zyrtare për numrin e saktë të viktimave dhe të lënduarve.