3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Rusia kundër rezolutës së OKB-së për sulmin e dyshuar kimik në Siri

Më të lexuarat

Rusia ka kundërshtuar projektrezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKV-së, që dënon sulmin e dyshuar kimik në provincën Idlib të Sirisë, ku u vranë të paktën 100 persona dhe u plagosën 400 të tjerë.

Zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova deklaroi se rezoluta, e cila është hartuar nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca është “kategorikisht e papranueshme” dhe se pa dyshim është hartuar me nxitim.
Këshilli i Sigurimit ka përcaktuar mbajtjen e një mbledhjeje urgjente, për të diskutuar sulmin e dyshuar kimik.
“Draft-rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është anti-siriane dhe mund të çojë në përshkallëzim të situatës në Siri dhe në rajon”, tha Zakharova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit