Një DJ nga Evropa ka menduar se ezani nuk prish punët të bëhet remix e të lëshohet në një natë në disko, por kjo nuk është normale ku numri i muslimanëve është në përqindje të lartë. Ajo ka qenë një ofendim i madh ndaj muslimanëve.
Ai ka kombinuar ezanin, që ka shkaktuar një hidhërim të madh tek publiku. Presioni i madh nga reagimet në rrjetet sociale kanë bërë që autoritet e Tunizisë të mbyllin diskotekën dhe të iniciojnë një investigim.
“Pasi kemi konfirmuar faktet, ne kemi vendosur ta mbyllim këtë diskotekë” ka thënë Mnaouar Ouertani, udhëheqësi i Nabeul, përcjell The Guardian.
“Ne nuk do të lejojmë ofendimin e ndjenjave fetare dhe gjërave të shenjta” ka thënë Ouertani.
Edhe menaxheri i diskotekës është ndaluar për dhunimin e moraleve të mira dhe prishjen e rendit publik.
DJ, llogaria e të cilit është mbyllur nga Facebooki pasi ka marrë me qindra kërcënime. Ai ka kërkuar falje duke thënë: “Për mua ezani/ Thirrja për namaz është një vokal i bukur. Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi për të mërzitur ndonjërin apo do të ofendojë ndokënd”./KohaIslame.com/