Protestuesit kanë marshuar deri në Kryekonsullatën e Rusisë, duke hedhur slogane si “Vrasësit do të japin llogari para Zotit”, “Rusi vrasëse, largohu nga Siria” dhe “Do të vazhdojmë rrugën e dëshmorëve”
STAMBOLL (AA) – Në Stamboll u protestua kundër sulmit me gaz klorin të organizuar nga regjimi i Bashar al Asadit në qytezën Han Shejhun të prefekturës së Idlibit në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëtarë të organizatave “Revolucioni Namazi i Sabahut”, “Rinia Universitare Özgür-Der” dhe “Fondacioni Seriyye”, të mbledhur në Tunelin e Beyoğlu-s në Stamboll, kanë hapur pankarta me mbishkrimet “Rusi imperialiste, largohu nga Siria” dhe “Muslimani nuk përkulët para tiranisë”.
Protestuesit më tej kanë marshuar deri në Kryekonsullatën e Rusisë në Stamboll në Rrugën Istiklal, duke hedhur slogane si “Vrasësit do të japin llogari para Zotit”, “Rusi vrasëse, largohu nga Siria” dhe “Do të vazhdojmë rrugën e dëshmorëve”.
Nga ana tjetër, policia ndërmori masa të gjera të sigurisë në ndërtesën e konsullatës.
Adem Özköse, publicisti që dha deklaratë në emër të grupit, tha se e gjithë bota do të ngrihej në këmbë sikur në Evropë ose Amerikë do të vriteshin, siç tha ai, 50 pula.
Ndërkaq, duke rikujtuar se në Idlib u vranë mbi 50 fëmijë si pasojë e sulmit me armë kimike, Özköse tha: “I themi Iranit vrasës dhe Rusisë vrasëse; të poshtër, tiranë, vrasës! Me çfarë faji i masakruat fëmijët në Idlib? Me çfarë faji i vratë? Të gjithë jeni vrasës.
“Muslimanit nuk i ka hije të hesht, derisa vëllezërit e tij vriten”
“Nëse të vrarët tanë nuk janë të barabartë me të vrarët e Perëndimit, nëse në botë nuk ka drejtësi, nuk do të ketë as paqe”, tha Özköse, duke shtuar se do të rezistojnë ndaj tiranëve deri në fund. Ai theksoi se nuk do të heshtin dhe do të reagojnë, madje edhe nëse e tërë botë hesht teksa të pafajshmit vriten, e madje edhe, siç u shpreh ai, edhe fëmijët heshtin teksa vriten me armë kimike.
“Ne jemi umeti i një profeti që tha se ‘Ai që hesht kundër tiranisë është djall pa gjuhë’. Umeti i një profeti të këtillë nuk hesht. Muslimanit nuk i ka hije të hesht, derisa vëllezërit e tij vriten”, nënvizoi Özköse
“Ky sulm i poshtër kimik nuk është i pari”Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Mjekëve Ndërkombëtarë, Dr. Mustafa Yılmaz, theksoi se në tre vitet e fundit në Siri janë ndërmarrë sulme me armë kimike 160 herë.”Kjo luftë që zgjat prej gjashtë vitesh, është masakra më makabre, më e pandershme dhe më e poshtër në historinë botërore e tiranit Asad dhe mbështetësve dhe bashkëpunëtorëve të tij, Rusisë, Iranit, Amerikës dhe shteteve të tjera që i japin mbështetje të fshehtë. Në këto gjashtë vite, ne mbase jemi mbledhur me dhjetëra ose qindra herë në shumë qytete, me në krye Stambollin. Kjo masakër që na bëri të mblidhemi sot, ky sulm i poshtër kimik, nuk është i pari”, vuri në pah Yılmaz.