Konfiskohen pasuritë e familjes së Beshar Esadit në Spanjë, veçanërisht ato të xhaxhait të tij Rifaat në resortin turistik në Marbella (jug), bëhet e ditur nga burime gjyqësore spanjolle…
Konfiskohen pasuritë e familjes së Beshar Esadit në Spanjë, veçanërisht ato të xhaxhait të tij Rifaat në resortin turistik në Marbella (jug), bëhet e ditur nga burime gjyqësore spanjolle.
“Kontrollet e kryera nga Garda Civile po ndërmerren më konkretisht në portin luksoz në Puerto Banus (Andaluzi), në kuadër të një hetimi të hapur në Francë ndaj Rifaat Esadit për fshehje, përvetësim të fondeve publike dhe pastrim parash”, bën të ditur i njëjti burim.