Përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në OKB, ambasadorja Nikki Haley tha se janë të shqetësuar nga sulmi me armë kimike në Siri.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) pas sulmeve të kryera me armë kimike në qytetin Idlib të Sirisë do të mbajë sot në ora 16.00 një mbledhje urgjente.
Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, në një deklaratë të bërë për gazetarët tha se sulmi me armë kimike në Idlib është jashtëzakonisht shqetësues.
Haley ka njoftuar se KS-OKB pas sulmeve me armë kimike të kryera në qytetin Idlib të Sirisë do të mblidhet sot në orën 16.00.
