Ne duam që as Shtetet e Bashkuara dhe as Rusia të mos kenë solidaritet me PYD/YPG-në, sepse jemi mjaftueshëm të fuqishëm për ta mposhtur terrorizmin pa aktorët ilegalë, deklaroi Presidenti Recep Tayyip Erdogan për një televizion privat…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, uroi të martën në mbrëmje që bashkëpunimi me PKK/PYD-në në Siri të mos jetë më pjesë e agjendës për SHBA-në dhe Rusinë.
“Nëse keni në plan që këtë ta bëni në bashkëpunim me PYD/YPG-në, atëherë Turqia s’mund të përfshihet në atë mes”, deklaroi lideri turk për një televion privat.
Ne – vijoi ai – duam që as Shtetet e Bashkuara dhe as Rusia të mos kenë solidaritet me këta, sepse jemi mjaftueshëm të fuqishëm për ta mposhtur terrorizmin pa aktorët ilegalë.
“Përse duhet të marrim me vete edhe PYD-në, mos vallë s’kemi forca dhe potencial të mjaftueshëm për ta flakur tutje DAESH-in prej Sirisë”, theksoi Presidenti Erdogan.
Mes të tjerash, kreu i Shtetit të Turqisë sinjalizoi gjithashtu një operacion të ri në Siri.
“Faza e parë e Mburojës së Eufratit përfundoi, do të ketë një vazhdim. Atje është e pranishme edhe një organizatë terroriste e quajtur Al-Hashd al-Shaabi, ndërkohë që Sinxhari ka mundësi të kthehet në një Kandil të dytë. Disa fuqi po tentojnë të fusin me forcë PYD-në në Menbixh. Halli ynë në lidhje me Menbixhin s’është të tundim flamurin. Pasi nuk ka përfunduar ende Menbixhi që të nisë Raka”, u shpreh ai.
Erdogan shtoi se bisedimet në lidhje me Rakën vazhdojnë dhe se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.
Në fund, lideri turk u ndal edhe mbi krizën e flamurit në qytetin Kirkuk të Irakut.
“Kirkuku është një qytet turkmen. Kjo dihet nga të gjithë. Veprimet e kurdëve atje janë një manovër pushtuese. ‘Po bëni gabim’, ky ishte apeli dhe paralajmërimi im për qeverinë rajonale në Veri të Irakut”, nënvizoi Presidenti Recep Tayyip Erdogan.