-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mubarak shkon në rigjykim

Më të lexuarat

Gjykata egjiptiane ka urdhëruar rigjykimin e ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, pasi që kishte pranuar ankesën e tij kundër dënimit me burgim të përjetshëm për shkak të dhunës dhe vrasjes së demonstruesve.

Mubarak, 84-vjeçar, u rrëzua nga pushteti më 2011, pas protestave masive në Kajro dhe në qytetet tjera egjiptiane, kurse u burgos në qershor.

Edhe ish-ministri i Brendshëm, Habib al Adly do të rigjykohet për po të njëjtat akuza. Mubarak, i cili do të mbetet në burg, do të rigjykohet edhe për akuzat për korrupsionin, me të cilat qe ngarkuar po ashtu në qershor.

Mubarak kishte qëndruar 30 vjet në krye të shteti dhe u kishte mbijetuar 6 atentateve para se të niste revolta kundër sundimit të tij. Njëherësh të shtunën, prokurorët kanë njoftuar për një hetim të veçantë ndaj Mubarakut lidhur me dhuratat në vlerë prej rreth 1 milion dollarësh, që dyshohet se ai i kishte pranuar nga një gazetë derisa ishte president./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit