1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Paris, protesta marramendëse kundër martesave gay

Më të lexuarat

800 mijë vetë sipas organizatorëve të tubimit, mbushën rrugët e Parisit për të protestuar ndaj planeve të qeverisë, për t’i dhënë çifteve gay të drejtën të martohen e të adoptojnë fëmijë.

Grumbullimet më të mëdha ishin ato në Champs de Mars, parku pranë kullës Eiffel. Njerëzit kishin ardhur në kryeqytet nga e gjithë Franca, disa me tren, të tjerë me autobus.

Protestuesit mbanin në duar pankarta, ku shkruhej “Nuk e duam ligjin tënd, Francois” dhe të tjera, që thoshin “Mos guxo të prekësh kodin tim civil”.

Një protestë e ngjashme, në muajin nëntor, tërhoqi rreth 100 mijë vetë. Eventi, i quajtur “Demonstratë për të gjithë”, u kryesua nga komedianja karizmatike e njohur si Frigide Barjot, që shkroi në Twitter se “turma e njerëzve ishte gjigande” he se martesa mes personave të të njëjtit seks nuk ka asnjë kuptim.

Fëmija, thotë ajo, duhet të linde nga lidhja e një mashkulli dhe një femre, sepse kjo është e natyrshme. Martesa civile të gay-ve në Francë lejohen, por presidenti Francois Hollande u zotua, gjate fushatës presidenciale, t’i zgjerojë akoma më shumë të drejtat e tyre dhe t’i lejojë që të adoptojnë fëmijë.

Opozita reagoi, duke e cilësuar tubimin një test për kreun e shtetit, sepse, sipas saj, është e qartë që mund të jenë me miliona, francezët e shqetësuar nga kjo reformë./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit