Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ai e ka degjuar Profetin salAllahu alejhi ue selem te thote: “Kush takohet me vellane e tij le ta pershendese ate me selam. E nese i ndan ata ndonje peme apo mure le te jap perseri (pershendese me) selam.”
Shejh Abdurrazak el Beder (Allahu e ruajttë): Ky eshte sunet ku shumica e njerezve jane te shkujdesur. E kjo ose ata nuk kane njohuri ndaj ketij suneti ose neglizhojne ne praktikimin e tij.
Po ju tregoj nje rast qe me ka ndodhur me shejh Albanin (Allahu e meshirofte!) ne Medine dhe une isha i vogel. Po ecja perbri shejhut dhe na ndahu dicka. E pasi me takoi buzeqeshi duke me thene: Es selamu alejkum.
Ia ktheva: Alejkumus selam.
Shejhu me tha: Pse ma ktheve selamin?
Une nuk dija cfare t’i thoja ngase hadithin nuk e kisha degjuar me heret. I thashe se selami eshte dicka e mire.
Shejhu buzeqeshi dhe me pas me tregoi hadithin e mesiperm.
Kjo ishte hera e pare qe degjoja per kete hadith. E kjo nga goja e shejhit Allahu e meshirofte!
“Sunetet e harruara” pj. 4