Ish-kryetari i komunës Umm al-Fahm, Suleiman Ahmad Agbaria, u arrestua në shtëpinë e tij, njofton radioja izraelite, ndërkohë që nuk janë dhënë arsyet për arrestimin e tij
JERUSALEM (AA) – Policia izraelite ka arrestuar të dielën liderin e Lëvizjes Islamike e cila vepron në veri të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ish-kryetari i komunës Umm al-Fahm, Suleiman Ahmad Agbaria, u arrestua në shtëpinë e tij, njofton radioja izraelite, ndërkohë që nuk janë dhënë arsyet për arrestimin e tij.
Agbarias më herët i është shqiptuar një ndalesë për të lëshuar shtetin, që sipas autoriteteve izraelitë ka të bëjnë me “arsye të sigurisë”.
Policia izraelite akoma nuk ka publikuar një njoftim zyrtar për arrestimin.
Në vitin 2015, qeveria izraelite ndaloi “Lëvizjen Islamike” në veri të Izraelit, e cili drejtohet nga lideri i shquar palestinez Raed Salah.