Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) shkoi në Dijarbakër (Diyarbakır).
Në Dijarbakër ai mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit kolektiv dhe hedhjen e themelit të Xhamisë Qendrore në Dijarbakër në nënprefekturën Jenishehir (Yenişehir).
Në fjalimin e mbajtur këtu Presidenti Erdoan u shpreh se xhamia ndërtohet në një sipërfaqe 28 mijë metrakatrorë dhe 20 mijë myslimanë mund të falin namazin të gjithë së bashku. Ai u shpreh se dëshiron që një vepër e tillë, themeli i të cilës u hodh sot me këtë ceremoni , të përfundojë pa mbaruar viti 2019.
“Ne jemi rritur me minare, me thirrjen e ezanit dhe duam që xhamitë të mos mbeten pa myslimanë. Me këtë vepër ne tani e konfirmojmë edhe një herë qëllimin tonë. Këto vepra janë ato që do ta bëjnë ezanin të përjetshëm” tha Erdoan.
Gjatë vizitës në Dijarbakër populli shfaqi një dashuri të madhe për Presidentin Erdoan.
Erdoan përshëndeti popullin me flamuj në duar të mbledhur përgjatë gjithë itinerarit të tij dhe shpërndau lodra dhe lojëra shahu për fëmijët që kishin dalë bashkë me familjarët e tyre.