-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Librat po braktisen, njerëzimi po humb pavarësinë intelektuale: Skllevërit mendorë të kohëve moderne

Më të lexuarat

George Orwelli mendonte se një shteti manipulues do t’i duhej që të rishkruante historinë. Gabohej. Nëse njerëzit nuk e njohin historinë, ata janë tashmë mendjerobëruar.

Kur kohët e fundit u kërkova studentëve të mi që të vlerësonin një tiran të shekullit të njëzetë, sipas zgjedhjes së tyre, 80 për qind e tyre nuk mundeshin të pikasnin një (“Mendoj se mund të ketë qenë dikush i quajtur Hitler në Rusi…”). Universitetet arsimojnë për profesione: Mund të jesh i mirë në operacionet në tru, apo në dramën në spanjisht, dhe të mos jesh më i pavarur intelektualisht, sesa një skllav mesjetar.

Mund të përftosh njohuri të përafërta në kohën e lirë duke lexuar histori popullore (si Barbara Tuchman) ose romane të mëdhenj që hedhin dritë mbi një periudhë të historisë (Erich Maria Remarque). Megjithatë, bota e ri e argëtimit pamor është duke i joshur njerëzit, që t’i largohen zakonit të leximit të librave seriozë.

Të dhënat në Amerikë që mbulojnë periudhën nga 1984 deri në 2004 tregojnë se përqindja e 17-vjeçarëve që rrallëherë lexojnë për kënaqësi (rrallë ndonjëherë ose kurrë) u rrit nga 9 në 19; përqindja e atyre që lexonin pothuajse çdo ditë u ul nga 31 në 22.

Mund të mendoni se universiteti ofron një antidot, por e vërteta është që ai rezulton të jetë kundërproduktiv.

Të dhënat, po në Amerikë, tregojnë se 49 për qind e studentëve të shkollës së mesme lexonin pak (më pak se një orë në javë) ose asgjë për kënaqësi; kjo shifër për ata në universitet në vitin 2005 ishte 63 për qind. Siç mund të pritet, aftësia e tyre për të lexuar prozë po bie. Shifra e atyre që morën një diplomë dhe që mund të lexonin me një aftësi të arsyeshme ra brenda një dekada (1992-2003) nga 40 në 31 për qind.

Këtë fenomen e kam përjetuar edhe vetë, në një rast kur vizitova librarinë në lagjen time. Një djalë i ri më ndihmoi të gjeja një libër dhe e pyeta nëse e kish lexuar ndonjëherë autorin. Ai mu përgjigj: “Në fakt nuk kam lexuar asnjë libër që kur mbarova studimet për anglisht”.

Ky nuk është as një problem i kufizuar vetëm tek arsimi. Një qeveri dhe një media e cekët e përcaktojnë botën, për njerëz që jetojnë vetëm në flluskën e të tashmes. Ata që nuk kanë njohuri për të kaluarën mund të bëhen cinikë dhe të thonë: “Ndoshta të gjithë po gënjejnë”, por nuk mund të ngrihen në nivelin e qytetarit ideal që t’u thotë të “ndalen”.

Nuk njoh ndonjë universitet që merret me këtë problem, përveçse japin kurse të kotë të historisë së qytetërimit perëndimor për edukim të përgjithshëm. Asnjë prej tyre nuk ka kurse që u japin të rinjve mjetet për t’u bërë qenie njerëzore autonome, si dhe t’u ilustrojnë që, çdo gjë që u mësohet e arrin atë objektiv. /bota.al/

(James Flynn – Autori është profesor i Psikologjisë në Universitetin e Otagos në Zelandë të Re)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit