4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Hoxha: Në Elbasan do jetë përplasja e madhe e zgjedhjeve të qershorit

Më të lexuarat

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar një përplasje të fortë mes lobeve ekonomike dhe atyre të krimit këtë vit zgjedhor në Elbasan. Hoxha tha në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 se Vaterloja ka zbritur nga Lezha në Elbasan ku të gjitha partitë kanë bazat e tyre.“Rreziku i këtyre zgjedhjeve është Elbasani. Do ketë një përplasje shumë të fortë. Edhe një nga partitë e koalicionit, partia çame ka bazë të fortë, PS po, LSI po dhe opozita nuk heq dorë. Përplasje e lobeve të forta ekonomike dhe të botës së krimit. Vaterloja ka zbritur nga Lezha në Elbasan. Bisnesi i pari, paraja”, theksoi ai.

Hoxha gjithashtu zbuloi detaje në lidhje me akuzat që deputetët e LSI-së,Vangjel Tavo dhe Lefter Koka bënë ndaj drejtorëve të policisë, përkatësisht të Gjirokastrës dhe Durrësit. Ai tha se ato ditë policia e Gjirokastrës dhe Durrësit arrestuan 2 trafikantë droge të cilët më pas u lanë të lirë dhe se mund të përdoren si sponsorizues fushate.

“I pari ka dalë deputeti Vangjel Tavo dhe ka sulmuar drejtorin e policisë së Gjirokastrës si i lidhur me botën e narkotikëve, të nesërmen erdhi nga Lefter Koka drejtorin e policisë së Durrësit. Kjo u bë se policia e Gjirokastrës ka shoqëruar një person që ka qenë një nga trafikantët kryesorë të Lazaratit kur qeveriste PD, dhe dyshohet se do sponsorizojë fushatën e Gjirokastrës. E njëjta gjë ndodhi në Durrës, një trafikant në Hollandë. Policia i arrestoi për t’i thënë ne e dimë kush jeni ju dhe çfarë bëni, sot ata vazhdojnë jetën e tyre normalisht dhe uroj që të mos financojnë zgjedhjet,” tha Hoxha.

Deklaratat kryesore të emisionit “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi:

 

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një përshkrim të situatës politike në Lezhë, si një nga qarqet më problematike në vend. Në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në Neës24 të titulluar “Basha, Amerika, Lezha”, Hoxha tha se gjëndja në këtë qytet ishte e agravuar që para zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit 2013, me sinjale se do të kishte jo vetëm përplasje politike, por edhe me armë.

Gjatë fjalës së tij gazetari Hoxha bën përgjegjës të vetëm për të gjitha incidentet e ndodhura në këtë qytet, zgjedhësit e listave të deputetëve: Edi Ramën, Ilir Metën dhe Sali Berishën.

“7 muaj para zgjedhjeve, përfaqësuesit e huaj në Tiranë donin të dinin se cila ishte zona me problematikë më të madhe në lidhje me situatën kriminale. Unë thashë atëherë se situata do të ishte e Lezhës, ku do kishte përplasje jo vetëm politike por edhe me armë. Rezultoi që aty u bë e vetmja vrasje ditën e zgjedhjeve. Kryeministri dhe deputeti thanë se do ta zgjidhin këtë çështje, por erdhi dita që mandati po mbaron dhe asgjë nuk u gjet. Fakti që nuk ka autorë, nuk dimë të themi nuk është hetuar apo nuk është dashur të hetohet. E nisa me këtë episod për të treguar që situata në Lezhë ishte agravuar që para zgjedhjeve. Informacionet nga terreni tregonin që grupet me interesa korruptive e të botës krimit kishin dhënë sinjale që aty do kishte përplasje. Kur doli lista, u pa një faktor që nxehu më shumë situatën.

LSI meqë kishte në kontroll bashkinë, kandidoi Monika Kryemadhin se është një kandidate shumë e fortë, që punon shumë në terren. Futja në listë e Kryemadhit e bëri situatën më të fortë. Pamë PS-në që kryesohej nga ajo që është ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe emrat e fundit ishin kandidatë që kanë lidhje të forta farefisnore, pra Arben Ndoka, Armando Prenga, Kastriot Pirolin dhe Eduart Ndocajn. Ishin figura që nuk njiheshin, por që as nuk dinin të artikulonin e të paraqiteshin. Lista e PD po ashtu kishte problematika. Në këtë qark ka fituar përgjithësisht PD. Duke qenë bastion i fortë i së djathtës, PS gjeti një zgjidhje të tillë, që nuk e di pse e bëri kështu. Dhe iu përgjigj flakë për flakë PD-së.

Dhe futja e Kryemadhit nga LSI, bëri që në këtë qark të kishim tre grupe shumë të fuqishme. Është qarku ku janë raportuar më shumë incidente. Është qëlluar me armë.

Monika Kryemadhi njëhrë është goditur me armë, një herë ka zbritur nga makina, pasi i ka dalë një grup para..

 

Në 2013 në atë qark humbi jetën një qytetar dhe në atë kohë, Edi Rama u shpreh se drejtësia do të vendoset në vend, por ja ku jemi sot, ska ndodhru asgjë.  

Këto episode në këtë qark nuk janë hetuar kurrë. Llalla nuk pati kurajën të na tregojë se çfarë ndodhi në këtë qark. Dhe e gjithë kjo situatë, do të jepte pikërisht këtë rezultat. Edhe KQZ ishte në pikë të hallit, se kishin në hyrje grupe njerëzish. Kjo përplasje në Lezhë ndodhi se të tre palët të katapultonin të fortët e vet. Nga PS, femrat u dorëhoqën vetë. Këta që janë në parlament, janë si janë, ata morën votat. Autorët kryesorë të asaj që ndodh në Lezhë, ku PS ka mbetur vetëm me një përfaqësues, janë ata që kanë bërë listat. Përgjegjësit janë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta. Janë përgjegjësit e vetëm” tha Hoxha.

Një kronikë në 2013 për qarkun e Lezhës paguhej për tu transmetuar 2000 euro të disa kandidatëve të panjohur .

Nga PD; u tërhoq Vasil Bici një i afërm i njohur i një pronari të një televizioni .

 

Neritan Sejamini u shpreh se sikur PS, të vendoste edhe adolëshentë prapë do i merrtë dy deputetë në Lezhë. Më tej, Neritan Sejamni u shpreh, se

gruaja e cila është kandidate është dhe administratore e kompanisë që është ortak kryetari i bashkisë.

Rakipi:Në Kavajë maxhoranca në vend të burrave të inkriminuar ka menduar të vendos gra që nuk janë të inkriminuara .

Hoxha: unë di që në listat e deputeve do të ketë shumë familjarë të personave që kanë probleme jashtë apo brenda vendit.

Rakipi: A është e vertëtë që kandidatja e PS; në Kavajë, është gruaja e një të inkriminuari ,a është e vertëtë?.

 

Mediu: Kjo përgjigje i takon Edi Ramës të jap përgjigje, PD e ka bërë qëndrimin e saj publik .Unë nuk kam dijeni në rastin konkret ,por opozita kërkon përgjigje konkrete.

Hoxha:Është e vërtetë që burri i saj është mik i Roshit, por kandidatja nuk është vendosur akoma, janë 6 emra në listë. .

Ndersa analisti Andi Bushati eshte shprehur : Formalisht nuk kemi kandidate në Kavajë .

Frika mbi të cilën po bëhet debati është që shoku i Elvis Roshit i cili u vendos nga Roshi si kryetar i PS Kavajë; i cili mund te këtë probleme si ai, ka zgjedhur gruan e tij ,për ta bërë kandidate.

 

Mediu: Përfshirja e të inkriminuarve në zgjedhje është e turpshme, dekriminalizimi nuk zbatohet

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ngritur shqetësimin mbi situatën e krijuar pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat sipas tij i kanë dhënë të drejtë kreut të një partie, që t’i përzgjedhë kandiduesit. Në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi në “News24”, Mediu tha se Rama në zgjedhjet e 2013 kandidoi persona problematike në zonat e veriut të vendit, pasi rendësi për të kishte fitorja e zgjedhjeve.

Kreu i PR thotë se ligji i dekrimalizimit nuk po zbatohet siç duhet, dhe efektet e tij nuk po ndihën, pasi në Kuvend ka ende persona të inkriminuar, gjë që sipas tij është denoncuar edhe nga PD.

Njerëzit me precedentë u tha se morën votat për partitë. Ju e njihnit këtë fenomen?

Burim i këtij problemi është viti 2008, ndryshimet Kushtetuese dhe Kodi Zgjedhor. Me nkëto ndryshime u dha partive imunitet, që të zgjidhnin vetë deputetët. Unë kam qenë kundër. Në mendimin tim, problemi qëndron tek përzgjedhja. Kush i ka zgjedhur. Në koalicionin e PD kanë qenë figura të zgjedhura, jo nga parti të tjera. Fufi ka qenë i zgjedhur i PD për Mamurrasin. Kadeli ka qenë i PD. Unë nuk mund të bëj përgjegjës pa një vendim të caktuar. Nuk mund të ndërtoj një akuzë apo të marr një qëndrim për aq kohë sa nuk ka një vendim gjyqësor. Politikisht po ju them kush është raporti i të djathtës me këtë fenomen.

Rakipi:Një i juaji voton majtas sot ….

Është thënë se të djathtët i futin të fortët tek partia juaj?

Po t’i marr të gjitha zgjedhjet me radhë ne kemi patur dakordim të plotë me PD për të patur një kandidim të alternuar. Sistemi ishte i tillë që përzgjedhja të ishte proporcionalë. Është bërë që ajo pjesë votash që do vinte te PR si aleati i PD të ishte pjesë e koalicionit.

Kjo situatë është problematike?

Situata është e turpshme, por nuk është e rëndësishme, kështu e bën sistemi. Në zonat katolike ka qenë pak më e vështirë, pasi reagimi ka qenë më i fortë që në kohën e komunizmit. Rama nuk pati kritere të përzgjedhjes sipas standardit politik, por sipas një qëllimi të vetëm, se nuk kishin rrugë tjetër për të fituar zgjedhjet, por për të fituar çdo lloj njeriu, me çdo lloj begraundi, për të fituar me çdo kusht.

A ka më deputetë të inkriminuar në Parlamentin shqiptar?

Unë nuk marr autoritetin të vë gisht, kur nuk ka një vendim gjykate. PD ka ngritur shqetësimet herë pas herë, dhe i ka paraqitur si shqetësime. Janë rreth 15 emra. Dekriminalizimi nuk ka funksionuar. Edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 2015 faktori ndërkombëtar ka ndërhyrë për moskandidimin e disa personave problematikë me ligjin. PD e pranoi këtë gjë, por nga ana tjetër nuk u veprua njësoj. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit