-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Irani falënderon Katarin dhe Sirinë për lirimin e 48 pelegrinëve iranianë

Më të lexuarat

Ali Akbar Salehi ministër i jashtëm i RII në një bisedë telefonike me homologun e tij nga Siria dhe me kryeministrin e Katarit, u ka shprehu atyre falënderimet e Teheranit zyrtar, për lirimin e pelegrinëve iranianë.
Sipas një njoftimi të agjencisë informative IRNA, shefi i diplomacisë iraniane dje ka zhvilluar biseda telefonike me z. Valid Al Mualem, ministër i jashtëm i Sirisë dhe me Sheik Hamd Ben Xhase, kryeministër i Katarit. Në bisedën e zhvilluar me shefin e diplomacisë iraniane, z. Ali Akbar Salehi ka vlerësuar ndihmën që ka dhënë Siria për lirimin e pelegrinëve iraniane, që në vetvete forcon marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve. Ministri i jashtëm iranian ka falënderuar edhe Katarin me anë të bisedës telefonike që zhvilloi me kryeministrin katariot Sheik Hamd Ben Xhasm. Dje u liruan 48 pelegrinët iranianë të cilët mbaheshin rob nga grupet e armatosura në Siri që prej 5 muajve.

*Pengjet sic edhe vet deklaratat zyrtare te Iranit, ishin pjesetar te Gardes Revolucionare, disa prej tyre te “pensionuar”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit