Zëvendësndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të ndalojnë nismën për bërjen e ushtrisë pa ndryshimet kushtetuese.
Në një intervistë për RTK-në, zyrtari amerikan ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-ve se ushtria duhet të bëhet në një proces gjithëpërfshirës.
“Kërkojmë nga Qeveria, nga Kryetari i Kuvendit dhe të tjerët të përfshirë në këtë nismë që ta tërheqin ligjin derisa procesi konsultativ, procesi i bashkërenditjes të bëhet në pajtim me udhërrëfyesin”, ka thënë ai.
Kjo nuk është hera e parë që gjatë vizitës së tij dy-ditore në Kosovë, ai ka shprehur shqetësimin për mënyrën e bërjes së ushtrisë.
Gjatë një takimi me Ministrin e FSK-së, Haki Demolli, Hoyt Yee ka thënë se Uashingtoni është i shqetësuar që ushtria po tentohet të bëhet në bazë të një ligji.