Edhe në vitin 2013 punët në restaurimin dhe zgjerimin e Qabesë po vazhdojnë me ritëm të lartë
Më shumë se 400 punëtorë turq të ndërtimit punojnë ditë e natë që punët të përfundojnë brenda afatit të caktuar.
Kompania turke e ndërtimit që punon në këtë projekt po i shemb ndërtesat rreth Qabesë, me qëllim që të zgjeroj zonën përreth Qabesë, ku besimtarët bëjnë tavafin.
Punimet vazhdojnë pa ndërprerë, e pauzat e shkurtra bëhen vetëm gjatë namazeve ditore.
Është planifikuar që punimet të përfundojnë në Ramazanin e këtij viti, ndërsa qëllimi i këtij projekti është që të zvogëlojë turmat që e vështirësojnë kryerjen e haxhit.
Duhet përmendur se edhe gjatë kësaj kohe, një numër i madh i besimtarëve nga e gjithë bota kanë ardhur në Mekë, për ta vizituar Qabenë në kuadër të umres.
(IGJ)/kohaislame