-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Siri – Vazhdon këmbimi i pengjeve

Më të lexuarat

Në Siri filloi këmbimi i madh.

Regjimi i Esadit filloi të lirojë 2 mijë e 130 civilë kundrejt 48 iranianëve që ndodhen në duart e opozitarëve.

Mes personave që pritet të lirohen ka edhe qytetarë turq.

Këmbimi realizohet me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Katarit.

Në këtë kuadër opozitarët do të lënë të lirë 48 shtetas iranianë, kurse regjimi i Esadit do të lirojë përkundrejt kësaj 2 mijë e 130 civilë që mban peng.

Procesi i këmbimit ka filluar sot në mëngjes.

Televizioni iranian njoftoi lirimin e 48 iranianëve që ndodheshin në duart e opozitarëve.

Pas kësaj filloi shpërngulja me autobusë edhe e 2 mijë e 130 civilëve, mes të cilëve ka edhe femra e fëmijë, që mbahen në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sirisë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit