Universiteti i Londrës Middlesex dhe Universiteti i Londrës Lindore kanë anuluar dy organizimet ku profesori Richard Falk ishte paraparë të ligjëronte këtë javë.
Falk është zyrtar nga Kombet e Bashkuara për të investiguar për të drejtat e njeriut në territorin e Palestinës dhe një bashkautor i raportit të KB që e cilëson Izraelin “Regjim aparteidi”.
Kritiku i njohur i Izraelit dhe SHBA-ve ishte njoftuar se këto dy organizime anulohen për “shkaqe sigurie”.
Profesori ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke i thënë se kjo erdhi vetëm pasi tregoi disa të vërteta për shtetin e Izraelit.
Punimi i titulluar “Praktikat e Izraelit kundrejt popullit Palestinian dhe pyetjet e Aparteidit” ka dalë këtë muaj në Beirut ku bashkautor ishte Falk dhe Virgina Tilley.
Raporti tregon se shteti i Izraelit është “”Një shtet racist që ka krijuar një sistem të aparteidit që persekuton popullin palestinez.”
Ky raport ka bërë thirrje komuniteti ndërkombëtar për të ndaluar dhe dënuar rastet e aparteidit që janë shkaktuar si në SHBA dhe po ashtu edhe në Izrael. /KohaIslame