8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Ushtari turk shpëton macen në gërmadhat e Al-Babit, e quajti Paqe

Më të lexuarat

Fotografitë e maces të cilën nga gërmadhat e qytetit sirian Al-Bab e shpëtoi një pjesëtar i ushtrisë turke dhe e quajti Paqe, kanë bërë xhiron e botës, ku mijëra persona kanë shprehur interesimin e tyre për ta strehuar, shkruan AA.

Ushtari turk, Omer Ozkan, i cili gjendet në rajonin e Al-Babit në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit”, ka shpëtuar jetën e një maceje të braktisur e cila kishte mbetur në gërmadhat e qytetit.

Ai vendosi që macen ta quaj Paqe, dhe për një kohë vetë ishte kujdesur për te.

Meqë situata në të cilën gjendej nuk i premtonte përkujdesin për macen e braktisur, ai vendosi ti drejtohet organizatës për mbrojtjen e kafshëve, CAHIDE.

Pas një kohe, ushtari turk e sjell macen në kufi dhe ua dorëzon pjesëtarëve të kësaj organizate të cilët kishin kryer kontrollet e nevojshme.

Xhemal Gynesh nga organizata CAHIDE-a, për AA tha se macja ka qenë në gjendje të rëndë, për të shtuar se tani i janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme.

“Macja është në gjendje shumë të mirë, dhe shpresojmë ta akomodojmë me sukses”, tha Gynesh, për të shtuar se ushtari i cili ua ka dorëzuar macen, erdhi më vonë për ta vizituar.

“Sikur ta kishim regjistruar atë moment, do të shihnit edhe ju se macja e njohu ushtarin”, tha ai.

Pas shpërndarjes së fotografive të maces në rrjetet sociale, një numër i madh njerëzish kishin shprehur gatishmërinë e tyre për ta strehuar.

“Dëshirojmë që macja të shkojë në duart e dikujt që vërtetë i do kafshët. Është e saktë thënia se “kush nuk i do kafshët nuk mund të dojë as njerëzit”, tha Gynesh sipas të cilit interesim për macen kane shprehur njerëz nga Turqia, Holanda, Gjermania, Austria madje edhe nga Japonia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit