Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Australi, ku një ministër ka denoncuar veten në polici pak pasi kishte përdorur telefonin gjatë kohës që po i jepte makinë për të postuar në rrjetet sociale
Ministri i Brendshëm, Troy Grant, tha se në ato momente nuk e kishte kuptuar se po thyente ligjin, shkruan “BBC”.
Grant kishte ngecur në trafik kur i bëri një foto rrugës, të cilën më vonë e publikoi në Twitter nga shtëpia.
Pasi u ndërgjegjësua për thyerjen ligjit, Grant shkoi personalisht në polici dhe denoncoi shkeljen.
Pas kësaj, ai është informuar se e pret një gjobë në vlerë 250 dollarë./SYRI