3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sakrifica e pupëzes për dawetin 

Më të lexuarat

Sakrifica është e lashtë po aq sa edhe njeriu.
Sakrifica nuk është karakteristikë vetëm e besimtarëve madje dhe mosbesimtarët sakrifikojnë për ideologjitë e tyre të devijuara, por rasti që do të prezantojmë vijim është sakrifica e një shpendi të quajtuar pupëz.

Pejgamberi Sulejmani alejhisselam, me një rast doli për të inspektuar ushtrinë e tij e cila ishte e veçantë, dhe pasi që veshtroi shpendet e tha:

 (وَتَفَقَّدَ الطَّيْرَ فَقَالَ مَا لِيَ لَا أَرَى الْهُدْهُدَ أَمْ كَانَ مِنَ الْغَائِبِينَ)
Dhe veshtroi shpendet dhe ç’është që unë nuk e shoh pupezen, ajo nuk qenka ketu!” 

(En-Neml:20). 

Pupeza, ishte pjesë e ushtrise së Sulejmanit, alejhisselam, mungoi pa marrë leje nga Sulejmani, alejhisselam. 
Mirepo Sulejmani, alejhisselam, nuk ishte pushtetmbajtes tiran dhe diktatorial, e as njeri që nxitonte, andaj ai pa dëgjuar arsyetimin e Pupezes që mungonte nuk lëshoi asnjë vendimin. 
Nuk vonoi shumë erdhe pupeza dhe iu drejtua Sulejmanit alejhisselam, kam dal në mision vëzhgues dhe kam hasur në një mbretëri në krye të cilës është një mbretëreshë. Ajo drejton gjithë vendin. Janë shumë të pasur. Sidomos mbretëresha. Ajo ka gjithçka. Ka një fron të jashtëzakonshëm. Shumë të vlefshëm e madhështor. Vetëm se gjithë ai popull, me mbretëreshën në krye, janë mashtruar nga shejtani dhe adhurojnë diellin. Janë larguar nga e drejta dhe nuk e kuptojnë. E tërë kjo sakrificë përfundojë me pranimin e Islamit nga ky popull, që u inicua nga sakrifica e një zogut për thirrje në islam.
I tërë ky udhëtim i pupëzes në një drejtim ka mbi 2000 kilometra nga Palestina deri në Jemen, dhe kthimi 2000 kilometra të tjera për të përhapur islamin /për daweh, vëlla motër muslimane a e ke pyetur ndonjëherë vehtën çfarë ke bërë për ta përhapur Islamin, ke shpenzuar ndojnë orë apo ditë në këtë rrugë. 
Përgatiti 

Armend I. Haxhiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit