4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Yildirim: Mjerë Gjermania për drejtorin e saj të shërbimit informativ

Më të lexuarat

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se shërbimi informativ i Gjermanisë është i fjetur.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se shërbimi informativ i Gjermanisë është i fjetur, ndërsa vijoi duke thënë “Në qoftë se në krye të këtij shërbimi ndodhet ky njeri, atëherë është mjerim për Gjermaninë”.

Në prononcimin e tij për një gazetë në qytetin Erzinxhan (Erzincan), Kryeministri Jëlldërëm tërhoqi vëmendjen në deklaratat e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Jashtme të Shërbimit Informativ Federal të Gjermanisë, Bruno Kal (Bruno Kahl), i cili përpiqej të arsyetoj organizatën terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY), e cila ndërmori tentativë të përgjakshme të grusht shtetit më 15 korrik të vitit të kaluar.

“Shefi i Shërbimit Informativ u përpoq të tensionoj atmosferën me deklaratat e qëllimshme”, theksoi Jëlldërëm, ndërsa shtoi se “Në qoftë se në krye të shërbimit informativ gjerman ndodhet ky njeri, atëherë mjerë për Gjermaninë. Tani kuptohet më mirë se si e kanë përgjuar Gjermaninë të gjithë ata që erdhën në këtë vend. Ky person nuk e ka idenë e FETO-s, ai fli në këmbë”.

Duke prekur edhe në mbështetjen e YPG-së, fraksionit të organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, Jëlldërëm tha: “PYD/YPG-ja janë kushëri të PKK-së, është organizatë terroriste. Ata që bashkëpunojnë me këtë organizatë terroriste, nuk mund të bashkëpunojnë me ne. Turqia është e aftë dhe e madhe për të marr vet të gjitha masat për ekzistencën dhe të ardhmen e saj”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit