9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdoan: Nuk keni më përballë një Turqi që mund të përulet

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vazhdoi reagimin e tij ndaj vendeve të Evropës që penguan ministrat turq.

Në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Fondacionit Përhapja e Dijes (Ilim Yayma Vakfı), Erdoan tha: “Ato që ndodhën ditët e fundit në Evropë, tregojnë se ata që deri tani janë përpjekur të na zënë ngushtë me organizatat terroriste që u fërkojnë krahët, agjentët që i blejnë me 1 dollarë (FETO) tashmë kanë zbritur vetë personalisht në terren. Vëllezërit e mi balloja me maska ka përfunduar”.

“Ne duhet të qëndrojmë drejt. Nuk do të qëndrojmë përballë por do të qëndrojmë të fuqishëm në këmbë” u shpreh Erdoan dhe vijoi: “Atyre që mundoheshin të na trembnin duke fshehur gurin i themi se “ato ditë kanë mbetur mbrapa”. Nuk është më ajo Turqia që përkulej përpara kërcënimeve dhe arrogancës suaj. Ne nuk do të lejojmë që edhe as vetëm një prej nënshtetasve tanë të dëmtohet prej jush. Çdo vend që tenton të bëjë diçka të tillë të përgatitet të marrë edhe përgjigjen”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit