-3.1 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Stambolli shfuqizon protokollin e binjakëzimit me Roterdamin

Më të lexuarat

Ky hap i autoriteteve të qytetit të Stambollit vijoi si kundërpërgjigje ndaj skandalit të së shtunës që ndodhi në Rotterdam

STAMBOLL (AA) – Qyteti i Stambollit ka shfuqizuar sot protokollin e binjakëzimit me qytetin holandez Roterdam, raporton Anadolu Agency (AA).

Kuvendi i Qytetit në seancën e sotme unanimisht ka votuar vendimin me të cilin shfuqizohet protokolli i nënshkruar më herët për binjakëzimin e Rotterdamit.

Ky hap i autoriteteve të qytetit të Stambollit vijoi si kundërpërgjigje ndaj skandalit të së shtunës që ndodhi në Rotterdam.

Autoritetet holandeze të shtunën anuluan mikëpritjen e shefit të diplomacisë turke Mevlüt Çavuşoğlu, ndërsa po të njëjtën ditë parandaluan edhe ministren turke të Familjes dhe Politikës Sociale Fatma Betul Sayan Kaya me qëllim që të vizitojë konsullatën turke në Roterdam.

Policia ministren Kaya e deportoi në Gjermani ndërsa qytetarët turq u mblodhën para konsullatës për të protestuar kundër këtij akti.

Policia në godinën e konsullatës ka mbajtur të mbyllur diplomatët turq ndërsa me përdorim të forcës në mënyrë brutale ka intervenuar edhe ndaj demonstruesve të mbledhur.

Skandali shkaktoi reagim të ashpër të Ankarasë zyrtare, ndërsa shtetasit turq protestuan para zyres diplomatike holandeze në Turqi dhe vendet tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit