Muhammed Ali Jr. (44), djali i boksierit legjendar amerikan Muhammed Ali i cili me 7 shkurt pasi u ndalua për dy orë në aeroportin Fort Lauderdale në Miami dhe iu drejtuan pyetjet “Nga e ke marrë emrin?” dhe “A je musliman?” në një aktivitet të zhvilluar në Kongresin Amerikan ai është shprehur se “E ndjeva veten si në varrimin e babait tim”, raporton Anadolu Agency (AA).
Muhammed Ali Jr i cili ka folur në Kongresin Amerikan për përjetimet me të cilat është përballur pas ndalimit për dy orë në aeroportin Fort Lauderdale në Miami dhe marrjes në pyetje rreth besimit fetar.
Në aktivitetin e zhvilluar nga demokratët në Kongres me qëllim reagimin kundër rregullores së re të vizave të nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe ku asnjë nga republikanët nuk morën pjesë, Muhammed Ali Jr, ka mbajtur një fjalim ku është shprehur se është ndjerë shumë keq gjatë ngjarjes në aeroport.
Djali i boksierit legjendar duke shprehur mendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut tha se “E ndjeva veten si në varrimin e babait tim. Nuk dija se çfarë të mendoja. Vetëm kam qenë i habitur.”
Gjithashtu edhe Khalilah Camacho-Ali ish-bashkëshortja e Muhammed Ali ka shpjeguar ngjarjet e ndodhura në aeroport me djalin e saj dhe ka uruar që këto lloj ngjarjesh të mos ndodhin më.
Sipas lajmit të gazetës “Miami New Times”, avokati i familjes Chris Mancini, kishte bërë një deklaratë në lidhje me ndalimin e Muhammed Ali Jr dhe nënës së tij në aeroportin Fort Lauderdale teksa ktheheshin nga Xhamajka më 7 shkurt. Është vënë në dukje se Khalilah Camacho-Ali, pas përgjigjeve ndaj fytjeve të punonjësit të doganës kishte kaluar pasi kishte treguar fotografinë me bashkëshortin e saj. Ndërsa ishte theksuar se po të njëjtët punonjës kishin mbajtur në pritje për një kohë djalin e boksierit të famshëm teksa ai është nënshtetas amerikan dhe nuk kishte asnjë akuzë penale. Ai ishte dërguar më pas në një dhomë të vogël si dhe i kishin drejtuar pyetjet “Nga e ke marrë emrin?” dhe “A je musliman?”.