2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Burrat e “pazëvendësueshëm” të vendit

Më të lexuarat

Parlamenti ynë është i mbushur me deputet të katapultuar nga industria e votave të vjedhura me shumicë, manipulimet zgjedhore dhe ndërkëmbëzat, brendapartiake e ndërpartiake.

Për çudi vetëm dy-tre ditë më parë,tanimë kur afera e bisedave të përgjuara kishte filluar të harrohej, pas sa kohësh argëtimi e shpotitje me atmosferën e krijuar nga to në opinion, kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, bëri sikur kërkoj njëfarë si falje publike për skandalin e lartcekur.

Por, në vend se paraqitja e tij të tingëllonte vërtet si pendim, ai dëshmoi edhe një herë se i mbetet besnik parimit të nepotizmit, duke e cilësuar edhe dajën e “dashur” si anëtarë të familjes, për të cilin, si nip i mirë që është z.Grabovci, u dashka të “luftoj për të, sepse sipas tij ai që nuk luftuaka për punësimin edhe të dajallarëve, nuk paska si të jetë i mirë as për popull……skandaloze, apo jo ?!

Megjithatë, edhe nëse dikush, nisur nga qëllimi më i mirë, ende shpreson se ndoshta ndonjëri që i ka mbetur sadopak ndërgjegje e pa prishur njerëzore, ruan në brendësi dëshirën të cilën nuk guxon ta shpreh hapur, në mënyrë që të mos i “lëndojë” shokët e partisë dhe bashkëpunëtorët e keqpërdorimeve, për zëvendësimin e tij nga dikush paksa më i pa zhveshur moralisht, aferat e cekura e kanë zbehur “funksionin” e këtyre njerëzve tërësisht nga çdo lloj “misioni” normal.

Ndaj, edhe ligjërisht, po të kishte diçka të tillë kundër të fortëve në Kosovë, ata nuk kanë mbetur më as përfaqësues formal të këtij populli të varfër, në pozitë as në parlament, por ja që nuk ka as nuk guxon kush t`ua përkujtojë atyre këtë gjë.kohaislmae

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit