Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Afrim Gashi, sot kanë realizuar një takim miqësor dhe dashamirës me William Walker, ish – Ambasadorin dhe shefin e Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë.
“Një takim miqësor e dashamirës me Ambasadorin William Walker”, – ka shkruar shkurt Gashi pas këtij takimi.
Siç mësohet në këtë takim është diskutuar për situatën e përgjithshme politike në Maqedoni, dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë kryesisht me konceptin dhe idetë që proklamon Lëvizja BESA.