9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

KEK-u shkyçë nga rrjeti “Termokosin”

Më të lexuarat

Termokosit i del edhe një problem. Kësaj here jo me mazut, por me energjinë elektrike.
Sot punonjësit në Korporatën Energjetike të Kosovës e kanë shkyçur nga rrjeti ngrohtoren e qytetit “Termokos” në Prishtinë.

Deri të ndërprerja e energjisë ka ardhur për shkak të borxhit. Viktor Buzhala, zëdhënës i KEK-ut, ka deklaruar për Indeksonline se, borxhi i Termokosit ndaj KEK-ut është rreth 600 mijë euro.

“Ne kemi pasur disa marrëveshje me Termokosin për pagesën e borxhit, mirëpo ato nuk janë zbatuar dhe ka ardhur deri te ndërprerja e energjisë elektrike”, ka thënë Buzhala.

Ndërsa Aferdita Uka- Fejzullahu , zëdhënëse në “Termokos”, ka thënë se, KEK-u na ka shkyçur nga rrejti i energjisë elektrike, për shkak të borxhit që është grumbulluar viteve të fundit.

“Sado që “Termokos” ka paguar në vazhdimësi me dhjeta mija euro për të shlyer këtë borxh, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për KEK-un, pasi që bëhet fjalë për borxhin prej 606 mijë eurosh. Vlen të ceket se edhe KEK-u i ka borxh “Termokosit” rreth 90 mijë euro fatura të papaguara të ngrohjes”, ka thënë Uka- Fejzullahu.

Prishtina sot ka mbetur pa ngrohje dhe derisa nuk rikthehet energjia në “Termokos” qytetarët do të mërdhijnë.
“Për faktin se “Termokos” e ka të pamundur të funksionojë pa energji elektrike, ngase për të vënë në funksion pajisjet e shumta për prodhimin dhe distribuimin e energjisë ngrohëse nevojitet kapacitet i lartë i energjisë elektrike, si rrjedhojë ka ardhur deri tek pamundësia për të vazhduar me prodhimin dhe ofrimin e ngrohjes për konsumatorët tanë”, ka thënë Aferdita Uka- Fejzullahu.

Indeksonline ka mësuar se Menaxhmenti i “Termokosit” do të takohet nesër në mëngjes me menaxhmentin e KEK-ut për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë.indeksonline./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit