Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshtin Luz, në Mamurras.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se rreth orës 03:20, në fshatin Luz, G.M. 34 vjeç, banues në Laç, duke drejtuar mjetin tip Hyundai ka aksidentuar këmbësor Q.B. 67 vjeç, banues në Mamurras.
Edhe pasi ai është dërguar në spitali, i aksidentuar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.