2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Izraeli u shemb shtëpitë, disa familje palestineze detyrohen të jetojnë në shpellë

Më të lexuarat

Disa familje palestineze shtëpitë e të cilëve janë shembur disa herë në mënyrë të paligjshme nga Izraeli përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira në një shpellë ku ata janë strehuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Maxhid Hanini në moshën 64 vjeçare një prej personave që Izraeli i ka shembur shtëpinë është vetëm një nga 300 palestinezët që jetojnë në shpellat në lindje të qytetit Nablus në Bregun Perëndimor.

Me arsyetimin se ishin të paligjshme, Izraeli me buldozerë më 3 janar ua shembi shtëpitë familjeve palestineze që jetonin në fshatin Harbetu Tana në Nablus.

Këto shtëpi ishin ndërtuar me teneqe dhe fletë kallaji dhe tani janë strehuar në shpellat që ndodhen në rajon.

“Këtu jeta është e vështirë, nuk ka asnjë mjet jetësor, por gjithashtu nuk ka as alternativë tjetër. Ndërtojmë shtëpinë me kallaj dhe beton, por shemben me shkakun se janë ndërtime pa leje në rajonin C që është theksuar në marrëveshjen e Oslos”, tha Hanini.

Ai thotë shtëpitë u janë shembur pothuajse 20 herë nga Izraeli. “E ardhmja jonë nuk është e mirë. Presionet rriten vazhdimisht edhe nga ushtria e Izraelit edhe nga kolonët hebrenjë”, tha Hanini.

Duke treguar majën e malit Hanini tha se “Disa vite më parë me karavanë erdhën disa kolonë. Ndërsa sot kanë ndërtuar një fermë lopësh dhe një stacion policor. Kërkojnë të marrin nën kontroll këtë rajon ku ne jetojmë që para okupimit në vitin 1967”.

“Kjo është jeta jonë e thjeshtë. Nuk kërkojmë asgjë tjetër përveç se të jetojmë në siguri. Këto shpella janë mbretëritë tona të thjeshta. E gjithë jeta jonë kalon këtu”, shprehet ai duke shtuar se ka linduar dhe jetuar në fshatin Harbetu Tana dhe se ka afërsisht 200 dhi ku me qumështin e tyre bëjnë djath.

“Izraeli dëshiron të nga nxjerrë neve nga këtu”

Edhe Fersan Hasan (59) i cili ashtu sikurse edhe Hanini jeton në shpellë me familjen e tij. Ai thotë se vazhdimisht përballen me presionet dhe pengesat e Izraelit. “Jetojmë këtu që kur kemi lindur. Këtu kanë jetuar edhe etërit, gjyshërit dhe paraardhësit tanë. Izraeli tani kërkon të na nxjerrë nga këtu”, tha Hasan.

“Ne nuk përbëjmë rrezik për askënd. Ne kujdesemi për kafshët që kemi por sërish shtëpitë tona shemben. E vetmja zgjidhje kjo është. Ne do të vazhdojmë të jetojmë në shpella pavarësisht se Izraeli na shemb shtëpitë, ne nuk do t’i braktisim trojet tona”, ka deklaruar Hasan duke vënë në dukje se nuk do të braktisin trojet e tyre dhe se janë të detyruar të jetojnë në shpellë në kushte të vështira.

Në kuadër të “Marrëveshjes së dytë të Oslos” të nënshkruar në vitin 1995 mes qeverisë së Palestinës dhe Izraelit, Bregu Perëndimor ishte ndarë në rajonet A, B dhe C. Administrimi dhe siguria e “Zonës A” e cila përbën 18 përqind të rajonit iu dha Palestinës, ndërsa në “Zonën B” me 21 përqind qeverisja iu la Palestinës, ndërsa siguria Izraelit si dhe administrimi dhe siguria e “Zonës C” që përbën 61 përqind iu la Izraelit.

Qeveria e Izraelit e bën pothuajse të pamundur që palestinezët të kryejnë ndërtime në Zonën C. Në Jerusalemin Lindor nën okupimin e Izraelit ndodhen mbi 200 mijë kolonë hebrenjë dhe në Bregun Perëndimor mbi 400 mijë kolonë. Komuniteti ndërkombëtar i konsideron si të paligjshme njësitë e vendabimeve hebreje që ndodhen në këto territore nën okupimin e Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit