-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Marie Collins largohet nga Komisioni i Papës për abuzim seksual të fëmijëve

Më të lexuarat

Anëtarja e vetme e komisionit e cila në fëmijërinë e saj ishte viktimë e abuzimit seksual, ka dhënë dorëheqje dhe ka akuzuar komisionin se në një formë po mbron ata që janë përfshirë në abuzime

VATIKAN (AA) – Marie Collins, anëtarja e Komisionit të Papës për mbrojtjen e fëmijëve dhe luftën kundër abuzimit seksual dha dorëheqje për shkak të mungesës së komunikimit me Komisionin, burokracisë, dhe për aktivitetet e institucioneve shtetërore të Vatikanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Collins në vitin 2014 u bë anëtare e ekipit 16-anëtarësh, formimin e të cilit e kishte urdhëruar Papa Françesku. Emërimi i saj në komision, asokohe bëri jehonë të madhe në opinion, për shkak të faktit se në fëmijërinë e saj ishte viktimë e abuzimit seksual nga priftërinjtë katolikë.

Në një deklaratë për “National Catholic Reporter”, ajo ka paraqitur disa akuza kundër punës së komisionit.

“Përkundër paraqitjes pozitive në opinion pas dyerve të mbyllura gjërat janë krejtësisht ndryshe”, ka thënë Collins, duke shtuar se Komisioni në një farë mënyre po mbron ata që janë përfshirë në abuzimet seksuale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit